Flet vetëm për martesën!

Aktorja 31 vjeçare që u fejua me Justin në Dhjetor (pas një marrëdhënieje 5 vjeçare me ndarje e rilidhje të shpeshta) është shumë entuziaste për martesën. “Flasim shumë për martesën. Shpresoj që të funksionojë, ata janë fëmijë të mrekullueshëm. I dua shumë që të dy dhe jam i lumtur për Jessica-n”. Thuhet se çifti do të martohet këtë verë dhe Jessica do të veshë një fustan të realizuar enkas për të nga Monique Lhuillier. Paçka se çifti nuk e ka pranuar ende fejesën publikisht, aktorja është parë të mbante në gisht unazën, gjatë një feste në New York dhe të pranishmit mendojnë se është një unazë vintage. “Nuk ishte e madhe. Dukej vintage dhe ndoshta ka qenë e bërë me porosi”,- ka thënë një burim i pranishëm në festë.

Advertisement