Flet pas ndarjes, videomesazhi i Klaudias përlot Albi Nakon…

Kemi dëgjuar shumë të flitet për historinë e dashurisë së Albi Nakos me Klaudia Pepën. Dasma ishte përrallore, çifti ishte kaq bukur bashkë sa na bënin të gjithëve të donim të kishin një njeri të zemrës pranë, siç ishin Albi me Klaudian.

Por jo të gjitha përrallat kanë fund të lumtur. Fatkeqësisht, çifti i dha fund dashurisë së tyre, por ashtu siç thotë dhe Albi Nako: “… mirënjohja dhe kujtimi janë ato që I lëmë njëri-tjetrit.”

Advertisement

E pas shumë e shumë lajmeve dhe hamendësimeve se pse dy balerinët janë ndarë, Albi vendos të flasi, duke na shuar kuriozitetin dhe duke i dhënë fund të gjitha fjalëve “në ajër”. Ditën e djeshme, në emisionin “Rudina”, Nako foli pa doreza për ndjenja e tij dhe për ndarjen me Klaudian.

I pyetur nga Rudina, Albi tha:

“Unë nuk isha i papërgatitur për këtë temë. Nuk ka rëndësi çfarë humbasim, por personave në jetën tonë t’i lemë mirënjohje. Ne shkëmbejmë mesazhe dhe komente të mira. Gjithë këto vite bashkëjetesë ne i kemi dhënë shpirtin njëri-tjetrit. Ne jemi munduar ta kalojmë, por e thashë qe mes nesh mirënjohja dhe kujtimi janë ato që i lëmë njeri-tjetrit… Pse kur dy njerëz, kur nuk janë më, duhet të kthehet në urrejtje? Pse duhet të ndodhë kështu? Gjithë ato vite bashkëjetesë…  Ne nuk jemi më bashkë, por kurrë si dihet se ç’do të ndodhë. Por Klaudia është dhe do të mbetet gjithmonë në zemrën time”

E kur Rudina e pyeti për arsyen e ndarjes, ai ka shjeguar:

“Shumë njerëz e akuzuan Klaudian, pa dyshim, si karrieriste, por unë as kisha ndër mend t’u përgjigjesha. E vërteta është që, pas Amicci-t, Klaudia më kërkoi të bënim një fëmijë. Isha unë ai që e ndalova këtë. Ndoshta u tregova unë egoist. E vërteta më e madhe është e vërteta që nuk thuhet. Atë e dimë unë dhe ajo!”

Më pas Albi ka marrë një videomesazh nga ish-partnerja e tij, balerina Klaudia Pepa. Ky moment e ka bërë Albin të përlotet menjëherë. Atmosfera në emission ishte e mbushur me emocione të pastra!