Gjatë mbrëmjes së djeshme në Brit Awards 2015 n’a tërhoqi vëmendjen artistja FKA TWIGS. Përse do të thoni ju?
Pamë të realizuar tek ajo të njëjtin vizatim fytyre që ka edhe Dafina Zeqiri tek klipi i saj SHUM QEF i publikuar vetëm para pak ditësh. Vizatimi është pothuajse identik, ndaj duke qenë se TWIGS është shfaqur pas klipit të Dafinës mund të themi me plot gojën se ajo është frymëzuar nga artistja jonë… Ama duke parë ngjashmërinë kaq të madhe nuk mundet të mos çojmë nëpër mend kultura të lashta apo artiste të tjera që mund t’a kenë bërë këtë vizatim fytyre përpara vajzave. Një vizatim i tillë n’a kujton shumë artisten Erykah Badu dhe performancat e saj apo femrat afro me vizatimet e tyre në fytyrë…
Me siguri Duffy ynë edhe këtë herë duhet të jetë frymëzuar nga dikush…