Ka kaluar pothuajse një vit nga aksidenti tragjik që i mori jetën Ergi Dinit dhe mikut të tij Kejdi Halilit, por për familjarët tragjedia vazhdon të  përjetohet njësoj si ditën e parë.

Image result for barbara dini

Advertisement

E ftuar në emisionin e pasdites, ‘Rudina’ në Tv Klan ishte Barbana e cila pak kohë më parë, iu rikthye muzikës me pjesëmarrjen e saj në Maratonën e Këngës Popullore. Ajo u shpreh se rikthimi në skenë që pas vdekjes së vëllait ka qenë vendimi më i vështirë që i është dashur të marrë.

“Nuk ka zgjidhje tjetër. Ose do ta lësh dhimbjen të të mundë, ose do të gjesh forcën për të bërë para.”- u shpreh Barbana, e cila përlotet teksa sjell ndërmend momentin e marrjes së lajmit.

Këngëtarja tregon se që pas humbjes së Ergit asgjë nuk është si më parë dhe ajo ç’ka ka ndryshuar është koncepti për jetën.

Image result for ergi dini

“Ne kishim shumë plane, por ja që jeta mund të të ndryshoj për një çast. Tani çdo gjë e konceptojmë ndryshe. Për mua, jeta është e bukur kur i ke të gjithë pranë. Kur kjo ndryshon dhe diçka ndodh, kthehet në detyrim. Tani, është kthyer në detyrim për t’i qëndruar pranë familjes dhe pët tu dhënë forcë.”- u shpreh ajo.

Pavarësisht sa shumë kjo ngjarje ka shënjuar jetën e saj, Barbana tregon se do të përfundoj gjithçka ka nisur me Ergin. Së fundmi ajo po kujdeset të sjellë këngën duet që nisi me të vëllanë, duke çuar kështu deri në fund, dëshirën dhe pasionin e tij.