Një i ri që vuante nga depresioni për një kohë të gjatë nuk ka arritur ta përballojë këtë problem dhe ka zgjedhur t’i japë fund jetës.

21-vjeçari Niall Parakos nga Leedsi i Britanisë së Madhe ishte duke përfunduar vitin e tretë të universitetit, kur u përball me probleme të shumta depresive e për shkak të tyre filloi të konsumonte drogë.

Advertisement

Para se të kryente një akt të tillë, ai shkroi një status në Facebook-un personal, ku falënderoi miqtë e tij që i qëndruan pranë në momentet më të vështira.

Më pas vendosi të hidhej nga ura, pasi kishte konsumuar një sasi të konsiderueshme droge, që e vërtetoi ekspertiza më pas.

Në statusin e tij ai shkruan: “Doja të falënderoja nga zemra miqtë e mi që më qëndruan pranë. Pa ta nuk do të mund t’ia dilja mbanë. Por tekstet e mesazheve nuk ishin të mjaftueshme për mua, pasi doja mbështetje fizike dhe emocionale. Ky nuk ishte roli i tyre. E të imagjinosh ta përfundosh shkollën duke u shoqëruar me një person depresiv si unë! Nuk ka askush faj për këtë që po bëj. Më vjen keq që nuk munda të jem më i fortë!”- shkruan mes rreshtash i riu.