Fituesit ishin…

Saturday, December 13, 2025

Filmi rrëmbeu katër statuja të arta, në kategoritë “Filmi më i mirë”, “Regjia dhe Skenari më i mirë Origjinal” dhe “Aktori më i Mirë”, një çmim që nderoi interpretimin e paharrueshëm të britanikut Colin Firth. 

THE KING’S SPEECH ishte i kandiduar në 12 kategori, ndaj ishte i destinuar të triumfonte në këtë mbrëmje të madhe.

 

Çmimi i “Aktores më të Mirë”, i shkoi Natalie Portman-it, mahnitëse në rolin e Nina Sayers tek BLACK SWAN. Statuja ka shpërblyer mundin e jashtëzakonshëm të aktores për arritjen e një performance të tillë. Portman mori për një vit rresht mësime baleti përpara se të fillonin xhirimet e filmit tepër të kuotuar nga kritika të David Aronofskit.

THE SOCIAL NETWORK, historia e krijimit te FB, rrëmbeu statujën e “Skenarit të Përshtatur më Mirë”, si dhe atë të “Kolona Zanore dhe Montazhi më i mire”.
 Aktorët më të mirë në rolet dytësore u zgjodhën Melissa Leo dhe Christian Bale, të dy për rolet e tyre në dramën e boksit THE FIGHTER. 

Filmi danez “Në një botë më të mirë” mori Oskarin e kategorisë “Filmi më i Mirë i Huaj”. Nga filmat e animuar, më i miri u shpall TOY STORY 3. 

Momenti përmbyllës i mbrëmjes, që ishte ndoshta dhe ai më emocionuesi, ngjiti në skenë Celine Dion me baladen e mrekullueshme “Smiley”, ndërsa në ekran shfaqeshin njëri pas tjetrit personalitetet e kinematografisë që ndërruan jetë vitin e kaluar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -