Fitojnë Real Madrid e Milan!

Friday, December 5, 2025

Ecuria në kampionat nuk reflektohet aspak në Champions League. Real Madrid tregoi edhe njëherë se është skuadra për t’u thyer kur bëhet fjalë për turneun më magjik të UEFA-s.

Mbretërorët hodhën një hap të sigurtë drejt raundit gjysmëfinal, pas fitores 2-0 në duelin e parë çerekfinal ndaj Chelsea. Sfidë e zgjidhur nga i përhershmi, Karim Benzema, që shënoi golin e 18-të personal në këtë vit kalendarik.

Realizim që i hapi udhë menaxhimit të rezultatit nga ana e Realit, deri tek goli i dytë i Asensios. Spanjolli dyfishoi dhe i jep një gjysmë bilete për në turin tjetër kampionëve në fuqi të kompeticionit.

Fitore me tepër polemika shënoi Milani, 1-0 përballë Napolit. Kuqezinjtë konfirmohen të frikshëm këtë sezon, duke thyer kundërshtarët dhe krijuar tension tek jugorët. “Gjyqtari kryesor duhet të kishte ndëshkuar me karton Leaon, i cili shkatërroi flamurin e këndit.

Një gjest aspak i mirë për tifozët dhe për ata të rinj që na ndjekin nga shtëpia” pranoi mes të tjerash, trajneri i Napolit, Luciano Spalletti.

Sourcetvklan
RELATED ARTICLES
- Advertisment -