Një nga filmat më të shumëpritur në Festivalin e Filmit në Venezia ishte “Mother!”, me protagonist Jennifer Lawrence dhe aktorin spanjoll Javier Bardem.

Advertisement

“Mother!” është një thriller psikologjik me doza të lehta horrori. Regjisori Darren Aronofsky, një emër tashmë i konsoliduar në panoramën ndërkombëtare të kinematografisë, që “shpërtheu” pas filmit me Natalie Portman “Black Swan” në vitin 2010.

Pritshmëri ndoshta tepër të larta për këtë film që premtonte shumë, falë një kasti me emra si Ed Harris e Michelle Pfeiffer, e gjitha e paketuar në një trailer që të linte pa fjalë.
Ndonëse fansat e 27 vjeçares Jennifer Lawrence, ishin jashtëzakonisht shumë entuziast për këtë projekt të ri të aktores dhe e pritën në mënyrën më të mrekullueshme të mundshme, përsëri i gjithë kompozimi i filmit nuk bindi spektatorët prezent.

“Mother!” nuk bindi askënd nga spektatorët e pranishëm në sallën e Filmit në Venezia, që përcollën shfaqjen me komente negative dhe fishkëllima të shumta.
Një goditje e rëndë për regjisorin amerikan 48 vjeçar i cili kësaj here, duhet të ngushëllohet vetëm me dashurinë e partneres së tij dhe protagonistes së filmit, Jennifer Lawrence./ radionrg.al