Pas 15 muajsh betejash ligjore dhe akuzash reciproke u mbyll divorci mes Johnny Depp dhe Amber Heard: atij i mbetën një koleksion makinash dhe motorësh dhe asaj 7 milionë dollarë dhe dy qenë.

Në bazë të marrëveshjes së arritur mes ish dy bashkëshortëve “piratit” të Hollivudit i mbetën shumë prona të patundshme mes Los Angeles dhe Parisit, përveç ishullit privat në Bahamas.

Advertisement

Ndërsa aktores së re iu besua kujdestaria e dy qenve të rracës Yorkshire terrier Pistol dhe Boo, që ishin në qendër të një skandali atëherë kur padronët e tyre gjatë një udhëtimi nuk i njoftuan autoritetet australiane.

Heard mori nga ish bashkëshorti edhe 7 milionë dollarë, që do të jepen për bamirësi, deklarojnë avokatët e saj. “Gjithçka që Amber donte ishte divorci dhe e mori. Është një ditë e madhe për të”, deklaroi për mediat avokati i saj Pierce O’Donnell.