Filmi i metrazhit të shkurtër “Home”, me regji të More Raçës, vazhdon të korrë sukses në festivalet ndërkombëtare.

Në festivalin Idyllwild International Festival of Cinema, i mbajtur ditët e fundit në Kaliforni ai u nderua dje me çmimin Best Featurette.

Advertisement

Filmi “Home” është i bazuar në ngjarje të vërtet dhe paraqet konfliktin për çështje trashëgimie në mes të vëllait dhe motrës, në mes të drejtës tradicionale dhe asaj ligjore.

Në këtë film luajnë: Xhejlane Tërbunja, Sunaj Raça, Kumrije Hoxha, Bekim Mulaj, Florentina Ademi, Veton Osmani, Albulena Bardhi, Mirsad Ferati, Don Raça, Gani Morina. ‘Home’, është prodhim i shtëpisë filmike ‘Arena’ dhe është i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës.

“Home”, premierën botërore e dha në edicionin e 24-të të festivalit “Raindance Film Festival”. Rreth filmit shkroi një analizë edhe portali ‘The Critical Critic’ duke e cilësuar ‘Home’ si një dokument të rëndësishëm shoqëror dhe një pjesë të mirë të kinemasë, gjë që kritikët e vlerësuan se nuk është e lehtë t’i kombinosh në film këto dy karakteristika.