Nëntë muaj pas votimit për Brexit, Britania e Madhe nis sot procesin historik për daljen nga Bashkimi Evropian, e cila ishte bërë pjesë me rezerva 44 vjet më parë dhe i hap rrugën dy viteve negociatash të vështira për të prerë lidhjet në pranverë 2019.

Njoftimi për këtë shkëputje të pazakontë në historinë e projektit evropian do të bëhet nga kryeministrja Theresa May para deputetëve të Westminster në orën lokale 12:30 (11:30 GMT).

Advertisement

Kjo është një goditje për Unionin, lindur në gërmadhat e Luftës së Dytë Botërore, dhe në momentin kur festoi 60-vjetorin gjatë fundjavës në Romë.

“Kur të ulem në tryezën e negociatave gjatë këtyre muajve të ardhshëm, do të përfaqësoj të gjithë personat nga Britania e Madhe, të rinj dhe të moshuar, të pasur dhe të varfër dhe gjithashtu qytetarët evropianë që kanë bërë në këtë vend shtëpitë e tyre”, do të thotë ajo para Parlamentit, ndërkohë që vendi mbetet shumë i ndarë për Brexit-in, votuar nga 52 për qind e popullsisë më 23 qershor 2016.

“Ne dëshirojmë të jetojmë në një Britani të Madhe vërtet globale që del nga BE dhe ndërton marrëdhënie me miqtë e saj të vjetër dhe aleatët e rinj në mbarë botën:, do të shtojë ajo, gjithmonë sipas pkjesëve të publikuara dje në mbrëmje nga shërbimet e saj.

Letra e divorcit do t’i jepet në momentin kur kryeministrja britanike May do të shprehet para Parlamentit, presidentit të Këshillit Evropian, Donald Tusk nga ambasadori britanik në Bruksel, Tim Barrow.

Downing Street publikoi dje në mbrëmje foto që përjetëson momentin kur May nënshkroi, nën sfondin e një tabloj që përfaqëson Robert Walpole, kryeministër nga viti 1721 deri në 1742, letrën zyrtare që do të trondisë fatin e Britanisë së Madhe.

Fotoja ishte sot në faqet kryesore të shumë të të përditshmeve britanike.

“Sytë e Historisë na vështrojnë”, titullonte artikullin e saj “The Times”, ndërkohë që “The Guardian” dyshuese e titullon artikullin “Një kapërcim në të panjohurën”.

“E dashur BE, ka ardhur koha të largohesh”, duket e keqardhur “Daily Mirror”.

Tabloidet eurofobe janë euforike “Liri!”, titullon artikullin e saj “Daily Mail”.

Nga burime diplomatike evropiane, thueht se kur Donald Tusk do të marrë fizikisht letrën në dorë, neni i 50-të i Traktatit të Lisbonës do të konsiderohet i aktivizuar.

Përmbajtja e saj mbetet sekrete, Londra do të tregohet e kujdeshme të ruajë deri në minutat e fundit argumentet e saj të negociatave, ndërkohë që diskutimet me BE-në do të zgjasin dy vite.