Aviacioni rus dhe ai turk po ndërmarrin për herë të parë në Siri sulme të përbashkëta ajrore kundër pozicioneve të xhihadistëve të grupit të Shtetit Islamik (ISIS) në Al-Bab, në rajonin e Alepos, njoftoi sot Ministria ruse e Mbrojtjes.

“Sot, ushtria ruse dhe ajo turke po ndërmarrin për herë të parë një operacion të përbashkët ajror për të goditur grupin e Shtetit Islamik në zonën Al-Bab, në veri të Sirisë”, njoftoi gjatë një konference shtypi gjenerali Sergei Roudskoi i Shtabit të Përgjithshëm rus.

Advertisement

Ky operacion i cilësuar “efektiv” nga ana e Moskës është nisur me marrëveshjen e Damaskut, ku janë përfshirë nëntë avionë rusë (katër avionë bombardues Su-24M, katër avionë sulmi në tokë Su-25 dhe një avioni luftarak taktik Su-34 dhe tetë avionë turk (katër F-16 dhe katër F-4).

Kjo ofensivë do të shënjestrojë 36 objektiva të ISIS-it, të përcaktuara në mënyrë të përbashkët nga shtabet e përgjithshme të dy vendeve.

Moska dhe Ankaraja njoftuan se kanë nënshkruar më 12 janar një marrëveshje që jep më në detaje mekanizmat për koordinimin e sulmeve të përbashkëta ajrore në Siri kundër “objektivave terroriste”.