Videoja e re për këngën COUNTDOWN ndryshon kryekëput dhe do të transmetohet në premierë në MTV Amerikane sot (6 Tetor 2011). Në klipin e preview shihet një Beyoncè që n’a kujton paksa Audrey Hepburn: flokët e zinj, pantallona cigare, çorape të bardha dhe një truk minimal. Një atmosferë e viteve `60 me shumëfishime të Beyoncè-s. Në këngë ka edhe një pjesëz nga kënga "Uhh Ahh" e Boyz II Men, të cilën këngëtarja e ka përmendur edhe në dokumentarin e saj "Beyoncé: Year Of 4" si e preferuara e çdo hipster-i.

Ndërkohë një lajm tjetër  ëdhtë ai se Beyoncè do të ketë shtëpinë e saj diskografike. Kështu këngëtarja ka vendosur që të bëhet edhe producente muzikore, si i shoqi Jay-Z. Projekti ka ecur mirë dhe mësohet se do të kërkohet një grup muzikor meshkujsh për t’u lançuar. Sigurisht që kandidaturat dhe interesi do të jetë i jashtëzakonshëm. “Kam vëzhguar shumë meshkuj që kanë ndërtuar perandori e më pas ua kanë kaluar artistëve të tjerë frytet e viteve të eksperiencës. E shoh veten të bëj të njëjtën gjë dhe shpresoj që artistë të rinj 15-20 vjeçarë të fillojnë të bëjnë të njëjtën gjë në të ardhmen për të talentuar të tjerë”,- ka thënë Beyoncè.

Advertisement

Pak më poshtë mund të shijoni disa momente nga klipi i ardhshëm i artistes.