Në Filipine janë ekzekutuar 5900 persona që ishin përdorues droge.
Ky numër rezulton pas një lufte të gjatë kundër trafikut dhe përdorimit të drogës të shpallur nga presidenti Duerte, që ka nisur 5 muaj më parë e tashmë ka arritur në këtë bilanc tragjik.
Mediat vendase raportojnë se rrugët e vendit janë të mbushura me të vdekur.
Ndërkohë që vetë presidenti ka thënë se mënyra e vetme për të ndaluar këtë aksion është ndalimi i drogës.
Presidenti filipinas Rodrigo Duterte dallohet për një drejtim me dorë të hekurt dhe shpesh është vënë në qendër të kritikave nga organizatat e mbrojtjes së të drejtave të njeriut për trajtimet çnjerëzore që u bëhen njerëzve, sidomos të burgosurve.