FIFA merr vendimin, nuk lejon më “vajzat seksi” nëpër stadiume

Në stadiume tashmë do të shihet vetëm ndeshja, duke iu dhënë “lamtumirën” tifozeve seksi. 

Tifozet sexy, duke filluar nga tifozet shqiptare, që mrekulluan Francën e deri tek bukuroshet e Botërorit Rusi 2018, do të ngelen pjesë e së kaluarës, sepse vendimi i FIFA-s (që u mor ditën e djeshme) është për t’i dhënë fund.

Advertisement

Vendimi është marrë nga udhëheqësi për qëndrueshmëri dhe diversitet i FIFA-S, Federico Addiecci. Ky i fundit u ka dhënë urdhër mediave të shmangin transmetimin e pamjeve të tifozeve seksi në stadiume, për të shmangur kështu seksizmin në futboll. Nga tani e tutje mediat duhet të kujdesen që të marrin një imazh më të përshtatshëm të vajzave tifoze.

Ky vendim vjen pas konstatimit të shumë rasteve të ngacmimeve seksuale në stadiume gjatë ndeshjeve të këtij Kampionati Botëror.