Fier – Kapet hajduti i shtëpisë

Bëhet fjalë për një djalë 26-vjeçar me emrin Kreshnik Ceka, banues në fshatin Peshtan të rrethit Fier, i cili është arrestuar në flagrancë për veprën penale “Vjedhje e mbetur në tentative”, parashikuar nga neni 134 dhe 22 të Kodit Penal. Kjo pasi, rreth orës 20.30 në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës”, në Peshtan, ai po tentonte të vidhte shtëpinë në pronësi të një personi me inicialet V.F. Materialet proceduriale i kaluan prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -