Fier – Berisha, qeveria do të gjejë autorin e vrasjes së Xhindit

“Ky është një akt i shëmtuar kriminal që ka shqetësuar jo vetëm familjen e tij por mbarë opinionin publik. Deputet me tre legjislatura që gjatë gjithë veprimtarisë së tij ka dëshmuar përkushtim dhe përgjegjësi ndaj detyrës që i kanë besuar qytetarët e Roskovecit” u shpreh kryeministri Berisha pasi vizitoi familjen e deputetit të ndjerë në Roskovec. “Erdha për ti shprehur ngushëllimet familjes por erdha edhe për t’i siguruar ata se kjo qeveri do të bëjë çdo gjë për të gjetur dorën e zezë të krimit, autorin apo autorët që qëlluan pas shpine dhe ekzekutuan deputetin Fatmir Xhindi në pragun e derës së shtëpisë së tij. Nuk do të lëmë pistë hetimit, do të mobilizojmë çdo mjet në mënyrë që ta kapim sa më shpejt autorin apo autorët e këtij krimi” shtoi më tej kryeministri Sali Berisha.

Advertisement