Tiranë – PS anulon aktivitetet në nderim të deputetit Xhindi

Me anë të një deklarate për shtyp lëshuar ditën e djeshme Partia Socialiste bëri të ditur se gjatë ditës së sotme nuk do të organizojë aktivitete publike duke anuluar kështu axhendën e parashikuar. Kjo për të nderuar familjen dhe dashamirësit e deputetit Fatmir Xhindi i cili u vra mbrëmë para banesës së tij në Roskovec. Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama dhe shumë deputetë të opozitës morën pjesë dje në homazhet e zhvilluara në nder të deputetit Xhindi në ambientet e pallatit të Kulturës së Roskovecit. Madje disa nga deputetët e Partisë Socialiste mbajtën arkëmortin me trupin e pajetë të Xhindit gjatë transportimit të tij drejt Pallatit të Kulturës ku do të zhvilloheshin homazhet.

Advertisement