Moderatori Blendi Fevziu ka nisur pushimet. Ai ka shpërndarë me të gjithë ndjekësit në Instagram një fotografi ku shfaqet duke mbajtur mbi shpatulla vajzën e tij të vogël, Alisa. Siç duket, larg zhurmës, punës dhe rutinës së ngarkuar, Fevziu ka menduar se pushimet perfekte do të jenë ato me familjen në një vend të qetë. “Pushime…”, ka shkruar ai poshtë fotos ndërkohë që ndjekësit kanë nisur ti urojnë pushime të mbara moderatorit.