Ditën e djeshme, Selena Gomez mbushi 26 vjeç, por festa nisi që një ditë para.
Këtë fundjavë që kaloi, Selena ka kaluar një (ose disa) prej momenteve më të bukura të jetës dhe këtë e pasqyrojnë mjaft mirë fotot e shkrepura nga miqtë e saj në ditën e lindjes.
Ajo personalisht nuk postoi asgjë në Instagram deri më tani, por personat e saj më të afërt nuk kursyen gjë nga rrjetet sociale.
Në prag të ditëlindjes së këngëtaret, artistja Grace VanderWaal organizoi një festë surprizë në prapaskenat e koncertit të Imagine Dragons në Los Angelos, ku Gomez kishte shkuar për t’i parë nga afër.
Shumë këndshëm deri këtu, por festa e vërtetë nisi në fakt ditën e djeshme në një jaht privat.
“Edhe një vit iku… Ju falenderoj të gjithë për këtë ditëlindje. Nuk di si të shpreh më shumë se kaq sa ju çmoj ju dhe miqtë e mi që festuat me mua. Ju dua si e çmendur”, shkruan këngëtarja në Instagramin e saj duke publikuar momente nga festa.
Tema e festës ishte italiane, marrë shkas nga “Buon Compleano Selena”, gjithë ajo pasta dhe sigurisht muzika.
Selena celebrating with her friends in a yacht #2 pic.twitter.com/sz3OfcbbXA
— Selena Media (@SelenaMedia) July 23, 2018
Edhe mikja e saj e ngushtë Taylor Swift (e cila nuk mund të bashkohej me të) e uroi me një tortë alla Tay.