Fergie mendon për fansat

Këngëtarja e Black Eyed Peas po bashkëpunon me “Brown Shoe” për të krijuar modele funky me çmime të arsyeshme, nga 69 $ në 131 $. “I dizenjova këto këpucë duke pasur në mendje fansat e mi, sepse kur isha e re, nuk mund te blija dot gjërat që shihja në Vogue dhe jam e bindur që dhe për to është e njëjta gjë”. Veç të tjerash këngëtarja ka rrëfyer për programin amerikan “Extra” se i duhet të veshë gjithë kohës taka të larta, sepse bashkëshorti i saj është shumë i gjatë.