Fergie biseksuale

Këngëtarja që në janar u martua me aktorin Josh Duhamel ka treguar për The SUN: ”Kam provuar gjithçka, por nuk kam pasur kurrë një të dashur femër fikse. Prisni e do të shihni videon time të ardhshme të “ I got a feeling”. Aty do të kem ca afrime me vajzat. I kam takuar figurantet. Të gjitha ishin heteroseksuale para xhirimeve. Ishin të gjitha të bukura dhe shumë sensuale. Një nga këto vajza ishte dhe e dashura e regjizorit, i cili ishte shumë i lumtur teksa e shihte me femrat e tjera”. Gjithë këtë reklamë i paska bërë videos së saj të re Fergie. Të jetë vërtetë kaq shumë e apasionuar pas femrave edhe pse ka një bashkëshort bukurosh në krah, apo është thjesht një truk për të folur mbi videon e re?

Advertisement