Femrat dhe flirtet e rastësishme

    Kësaj pyetjeje i ka dhënë një përgjigje Carolyn Bradshaw, pedagoge në fushën e kërkimeve në Universitetin James Madison në Virgina. U morrën në shqyrtim rreth 150 studente vajza dhe 71 student meshkuj. Më pas rezultatet e sondazhit u publikuan në revistën Sex Role. Sikurse mund të mendohej janë meshkujt ata që kanë preferuar takimet e rastësishme dhe sigurisht një natë plot pasion. Por çudia e këtij sondazhi kanë qenë femrat. Ndryshe nga pritshmëria e lartë që femrat preferojnë takime të gjata, njohje të mirë apo surpriza romantike, ka rezultuar që ato kënaqen dhe me dy takime e më pas mund t'a gjejnë veten shumë lehtë poshtë çarcafëve, që jo domosdoshmërisht duhet të jenë të mëndafshtë. ☺

    Sigurisht në studim nuk kanë munguar dhe përgjigje të një tjetër lloji. Nëse më parë diferenca midis stereotipeve mund të ishte më e madhe tani duket se gjërat kanë ndryshuar. Diferenca mes gjinive sa vjen dhe zvogëlohet. Nëse më parë 1 në 10 meshkuj mund të zgjidhte një takim tradicional dhe 1 në 10 femra mund të zgjidhte një takim rastësor, sot në një grup të tillë gjen 3 meshkuj që preferojnë takimet tradicionale dhe më shumë femra që preferojnë takimet rastësore. Carolyn Bradshaw duke qenë eksperte në kërkime të kësaj fushe nuk ka hezituar të theksojë se ndryshe nga dy vite më parë, këta të rinj mendojnë dhe për martesën, fenomen ky dikur jashtë mode për të rinjtë amerikanë.

    Advertisement