Libi | Gaddafi do të ndalojë përkrahjen e luftës kundër terrorizmit

alt

“Nëse Evropa nuk e mbështet dhe e shpërfill rolin aktiv të Libisë në luftën kundër imigracionit, Libia do t`i ndalojë të gjitha përpjekjet në luftën kundër terrorizmit dhe do të ndërrojë krejtësisht politikën ndaj Al Kaedës”, ka thënë Gaddafi. “Tripoli do të ndalojë edhe luftën kundër migracionit të paligjshëm, kështu që miliona zezakë do të vijnë në Evropë”, ka paralajmëruar lideri libian. Mesazhi i tij vjen në kohën kur liderët e Bashkimit Evropian janë mbledhur në Bruksel për të diskutuar situatën në Libi dhe masat eventuale kundër regjimit libian.

Advertisement