“Feminizmi është fjala jonë e vitit”…
Fjalori më i besuar online amerikan e ka quajtur “feminizmin” si fjalën e vitit 2017 pas një rritje të kërkimit në internet (70% më shumë nga viti i kaluar).
Fjalori i “Merriam-Webster” tha se interesi për këtë term ishte nxitur nga protestat dhe marshimet e grave, shfaqjet e reja televizive dhe filmat mbi çështjet e femrave si dhe vargjet e lajmeve mbi sulmet seksuale dhe pretendimet e ngacmimeve.
Fjalori e përkufizon feminizmin si “teorinë e barazisë politike, ekonomike dhe sociale të gjinive”. Gjithashtu shton “aktivitet i organizuar në emër të të drejtave dhe interesave të grave”.
Gjithashtu, ka pasur një interes të mëtejshëm në kuptimin e feminizmit pas daljes së serialit televiziv “The Handmaid’s Tale”, bazuar në romanin e Margaret Atwood, dhe pas filmit hit “Wonder Woman”.