Fejohet Cameron Diaz

Pas shtatë muajsh romancë, Cameron Diaz është fejuar me të dashurin e saj, pjesëtarin e Good Charlotte, Benji Madden.

Burime të ndryshme e kanë konfirmuar lajmin për të përjavshmen US Magazine. Çifti është parë për herë të parë bashkë në maj të këtij viti, ndërsa tashmë duket se marrëdhënia është bërë zyrtare. Një prej burimeve ka thënë për US Magazine “Benji bie në dashuri shumë shpejt. Por këtë herë ka gjetur gruan perfekte dhe të dy e bëjnë njëri-tjetrin shumë të lumtur”. Ndërkohë që në shtator një prej miqve të Madden kishte bërë të ditur se rrokeri dëshironte një marrëdhënie serioze dhe zyrtare me aktoren.

Advertisement