Panariti: Siguria ushqimore rrit besimin konsumator

Projekti IPA 2009, “Konsolidimi i i sistemit të sigurisë ushqimore në Shqipëri”, përmbylli punën 5-vjeçare në vendin tonë ndërsa është bërë edhe dorëzimi i godinës së re dhe laboratorëve të Drejtorisë Rajonale Tiranë.

Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti vuri në dukje politikat dhe reformimin që po ndërmerr kontrolli ushqimor në vendin tonë duke ndjekur modelin e vendeve të Bashkimit Evropian. Sipas tij, “ne do ta fillojmë me reformën në shërbimin veterinar dhe jemi të vendosur që ky shërbim të vijë në një çati të vetme administrative dhe ajo që është më e rëndësishme, në zbatimin e politikave të kontrollit të sëmundjeve infektive, të gjurmimit të ndotësve në gjithë zinxhirin ushqimor”. Kreu i bujqësisë, duke vlerësuar kontributin e BE-së në mbështetjen që po jep për këtë sektor, u shpreh optimist se, intergimi i standarteve ushqimore shqiptare sipas BE-së, do të jetë i shpejtë. Drejtori i përgjithshëm i AKU-së, Afrim Bakaj, ndërkaq deklaroi se, “qeveria shqiptare e konsideron sigurinë ushqimore dhe mbrojtjen e konsumatorit si një prioritet të axhendës së saj politike.”

Advertisement