Luana hyn në listën e fatlumëve që fituan skedinat nga ndeshja e djeshme.
Finalja e madhe e Botërorit, Francë-Kroaci që u mbajt dje në Rusi u ndoq nga miliona tifozë anembanë botës. Njëra prej tyre ishte edhe moderatorja shqiptare, e cila madje vuri dhe bast për fitoren e Francës. Luana ka publikuar foton e skedinës së parë dhe ka vënë 500 euro për fitoren e Francës dhe nëse bëhen 3 ose më shumë gola.
“Basti im i parë! Fitova!”- shkruan Luana teksa na prezanton me shumën 2250 euro. Ehh kot nuk thonë fati i fillestarit.