Fastfood-et negativë për inteligjencën

Sipas një studimi të realizuar nga Universiteti Goldsmith i Londrës, fëmijët të cilët ushqehen me fastfood-e, rriten me defiçenca për sa i përket shkallës së inteligjencës, krahasuar me ato që rriten me ushqime të freskëta e të shëndetshme. Të ushqyerit e fëmijës kanë efekte afatgjata në koeficientin e inteligjencës së tyre. Studimi shqyrtoi se si vakti kryesor i fëmijëve ndikon në aftësitë e tyre mendore dhe sigurisht në rritjen e tyre. Studimi përfshiu rreth 4 mijë fëmijë nga mosha 3 deri në 5 vjeç. Objekti i krahasimit kanë qënë ushqimet e shpejta (fastfood) dhe ushqimet e realizura me përbërës të freskët. Gjatë studimit u vu re një fenomen: familjet me një nivel të mirë ekonomiko-social i sillnin fëmijëve të tyre ushqim të freskët, ndërsa pjesa tjetër me një nivel pak më të ulët, preferonin t’i ushqenin fëmijët me fast food. Kjo është shpesh dhe arsyeja përse nga familje të tilla fëmijët nuk kanë një zhvillim mendor të mirë. Gjithashtu kjo është dhe arsyeja pse IQ-ja (koeficienti i inteligjencës) e tyre është më e ulët se e fëmijëve që vijnë nga familje me një nivel më të mirë ekonomiko-social, të cilët ushqehen me ushqime të freskëta. Janë pikërisht këto ushqime ato të cilat japin efekte pozitive tek fëmijët, ndaj ushqejini fëmijët shëndetshëm nëse nuk doni të jeni përgjegjës për koeficient te ulët inteligjence në të ardhmen…

Advertisement