Divorc surprizë

Këtë lajm e ka konfirmuar një burim i afërt i çiftit për sitin TMZ. Lidhja e tyre ka qënë një lidhje e fortë dhe e konsoliduar, nga e cila erdhën në jetë 3 fëmijët: Lucy (29 vjeç), Grace (27 vjeç) dhe Jacob (25 vjeç). Danny dhe Rhea u njohën për herë të parë në vitin 1970, gjatë një shfaqjeje teatrale në Broadway. Ai ishte pjesë e shfaqes “The shrinking bride”, ndërsa ajo ishte mes rradhëve të publikut. Lidhja e tyre u përforcua akoma më shumë për shkak të disa bashkëpunimeve që aktorët patën së bashku gjatë karrierave respektive profesionale. Në vitin 1978 ata morën pjesë së bashku në sit-komin “Taxi” e më pas u rikthyen për të bashkëpunuar në vitin 1996 pë filmin “Matilda you’re mythical”. Gjithashtu Danny dhe Rhea janë krijuesit e kompanisë së produksionit Jersey Films, nga e cili kanë dalë filma si “Pulp Fiction”, “My Life at Garden State ” dhe “Gattaca – The gateway to the universe.”

Advertisement