Kanye West po e humb shkëlqimin e dikurshëm dhe këtë e tregon fakti se janë të shumtë ata që nuk duan që reperi të përformojë në festivalin Glastonbury.
Gazeta britanike “Dailystar” raporton se janë të shumtë ata që nuk e duan West në këtë festival. Madje organizatorja, Emily Eavis, ka marrë edhe kërcënime serioze mbi këtë çështje.
Lajmi është konfirmuar nga vetë Eavis.
Reperi 37-vjeçar parashikohet që të performojë krah grupeve si “The Foo Fighters” dhe “The Who”, por ky lajm nuk është pritur aspak mirë nga fansat.
Këta të fundit kanë nisur edhe një peticion online, duke mbledhur më shumë se 133 mijë firma, që reperi të mos performojë.
Glastonbury është një festival 5 ditor i artit që zhvillohet që prej vitit 1970 në Angli.