Nëse je fans i Bon Jovi-t ke një arsye të shkëlqyer për të festuar. Artisti është rikthyer në studio ku po punon për albumin e ri. Nuk dihet ende shumë për këtë dhe për momentin nuk është e konfirmuar as prezenca e kitaristit Richie Sambora në këtë projekt të ri. Por lë të sjellim në mendje disa momente.
I intervistuar nga revista PEOPLE në përfundim të eventit “Common Thread: An Acoustic Collection Music Series” lideri i grupit deklaroi: “Isha në studio gjithë ditën për të punuar për albumin e ri. Vij drejt e nga aty”. Kujtojmë se Richi Sambora që e la grupin gjatë turneu “Because We Can“. Në këto kushte mos ndoshta Jon po punon për një album solistik, apo do të mbledhë grupin e vjetër pa Richie?
Le të presim dhe me siguri do të ketë zhvillime të reja.