Nuk rrimë dot pa folur për Kanye West. Pas ngjarjeve në të cilat ka qenë protagonist, sulmet nga ana e Liam Gallagher dhe zbulimet bombë mbi Kim Kardashian dhe Beyoncé është rikthyer në qendër të vëmendjes për shkak të muzikës së tij. Artisti është duke punuar për një album të ri, titullin e të cilit e ka bërë publik nëpërmjet një cicërime në Twitter (shiheni më poshtë). Është zyrtare: albumi i ri do të quhet “So Help Me God”. Kanye është shumë i zënë këto kohë. Së fundmi është fiksuar nga paparazzët në një studio regjistrimi. Të shohim nëse ky album i ri do të jetë gjenial si gjithnjë?

Advertisement