Familja Beckham: Një rrëfim mbi jetën, famën dhe modën

Muaji tetor i revistës British Vogue, i është kushtuar familjes Beckham.

Victoria vjen në një rrëfim mbi familjen, famën, modën dhe brendin e saj prej 1 dekade, duke përfshirë këtu edhe ish-anëtaret e grupit “Spice Girls” dhe bashkëshortin David Beckham.

Advertisement

Po e nisim nga bashkëshorti i saj prej 19 vitesh:

“Ne të dy e kuptojmë që jemi më të fortë kur jemi bashkë, sesa kur jemi të ndarë. A do të ishim në të njëjtën pozitë që jemi sot nëse nuk do të kishim qenë bashkë gjithë këto vite? Gjithçka varet te familja e bashkuar. Ne jemi më të fortë, të gjashtë bashkë. E respektojmë lidhjen familjare dhe ky është çelësi”.

Ndërkohë seti fotografik përfshiu edhe një foto zbavitëse dhe verore në natyrë, së bashku me David Beckham.
Djemtë Brooklyn, David, Romeo dhe vajza Harper Seven qëndruan të lirshëm para aparatit teksa pozonin në krah të mami Victoria-s dhe qenushit Olive.

Në video, Victoria flet ndër të tjera për karakterin e vajzës Harper Seven sa tek takat dhe sa tek topi i futbollit. “Në njërën atë, ajo ka sjellje shumë vajzërore, por nga ana tjetër ka edhe 3 vëllezër të mëdhenj, me të cilët preferon të luajë futboll. Nuk ka frikë se rrëzohet”, shton ajo.