Falja nuk mjaftoi, Mark Zuckerberg thirret të dëshmojë përapra kongresit amerikan

Facebook Founder and CEO Mark Zuckerberg speaks on stage during the annual Facebook F8 developers conference in San Jose, California, U.S., April 18, 2017. REUTERS/Stephen Lam - RC13DECFA440

Skandali i përgjimeve ka bërë që shumë persona të heqin dorë nga Facebook, aq më tepër kur këtë fushatë anti-Facebook e kanë mbështetur dhe personazhe të njohur si Jim Carrey, Elton Musk, Cher e shumë të tjerë.

Dhe pse vetë Mark Zuckerberg kërkoi falje me shkrim në gazeta dhe media, duke premtuar se në të ardhmen do të punojë më mirë, duket se nuk ka mjaftuar, pasi të premten komisioni i dhomës së përfaqësuesve në SHBA i kërkoi Zuckerberg- ut të dëshmonte për gjithçka lidhur me politikat e Facebook- ut.

Advertisement

Sipas burimeve të afërta për CNN, Mark Zuckerberg ka pranuar për të dëshmuar përpara kongresit amerikan brenda pak javësh, në lidhje me skandalin në të cilin është përfshirë Facebook- u. Ligjvënësit në SHBA kanë kërkuar që themeluesi i Facebook të dëshmojë për rrjedhjen e të dhënave dhe për politikat që ka ndërmarë gjatë gjithë këtyre kohëve ky rrjet social në lidhje me mbrojtjen e privatësisë.

Në 2016- n, Facebook u përfshi në një skandal, i cili shkaktoi frustim në mbarë masën e gjerë. Të dhëna personale nga miliona përdorues të Facebook u keqpërdorën nga Cambridge Analytica, një kompani të dhënash e lidhur me fushatën presidenciale të Donald Trump. E gjitha kjo pati për qëllim ndikimin në zgjedhjet presidenciale të atij viti.
Këto burime besojnë se gatishmëria e 33- vjeçarit për të dëshmuar do të ushtrojë presion edhe mbi drejtuesin e Google, Sundar Pichai dhe atë të Tëitter- it. Kryetari i senatit, Chuck Grassley i ka ftuar zyrtarisht të tre drejtorët ekzekutivë në një seancë dëgjimore për privatësinë e të dhënave më 10 prill.