Falimentimi i dy bankave në SHBA, vjen reagimi i menjëhershëm i presidentit Joe Biden!

Vlera e aksioneve të bankave në Azi dhe Europë kanë rënë ndjeshëm, pavarësisht se presidenti amerikan Xho Bajden garantoi se sistemi financiar i Amerikës ishte i sigurt pas falimentimit të dy huadhënseve të mëdhenj të vendit të tij.

Rënia e aksioneve vjen pasi autoritetet amerikane ndërmorrën hapa për të ruajtur depozitat e klientëve kur Silicon Valley Bank me seli në SHBA dhe banka Signature u mbyllën.

Advertisement

Zoti Biden gjithashtu premtoi se do të bëhej ç’ishte e nevojshme për të mbrojtur sistemin bankar. Por mes investitorëve është përhapur frika se banka të tjera mund të goditen nga falimenti.

Të mërkurën, indeksi japonez i aksioneve bankare Topix ra me më shumë se 7 përqind, duke shënuar kështu ditën më të keqe në më shumë se tre vite. Aksione të grupit financiar Mitsubishi UFJ Financial Group, huadhëënsi më i madh i vendit, ranë me 8.1 përqind në tregun aziatik.

Të hënën, aksionet e Santadner të Spanjës dhe Commerzbank të Gjermanisë ranë me më shumë se 10 përqind. Një numër bankash më të vogla amerikane kanë pësuar humbje më të rënda se homologet e tyre europiane, pavarësisht se klientët e tyre u siguruan se këto huadhëns kishin mjaftueshëm likuidetet për të mbrojtur veten nga tronditjet e tregjeve.