Festa e Ditës së Verës/ Elbasani feston me lule dhe ballokume, vizitohet nga mijëra qytetarë…

Festa e Ditës së Verës ka kulmuar të martën e 14 marsit në Elbasan, qytetin e traditës. Rrugët dhe parqet ishin të mbushura me aktivitete të organizuara nga Bashkia e Elbasanit.

Me dhjetëra aktivitete u mbajtën, ndërsa fëmijët të veshur me kostume marshuan në bulevardin e qytetit. Në këtë festë ku kishin ardhur shqiptarë të Kosovës Maqedonisë së Veriut Malit të zi dhe nga e gjithë Shqipëria, urimet për këtë festë të veçantë nuk munguan.

Advertisement

Festivali i Ballokumes, risi e këtij viti, u zhvillua në qendër të qytetit ku të gjithë do të kenë mundësi të provojnë ballokumet e shijshme të zonjave elbasanase.

Ndërkohë në këtë festë nuk mungoi as panairi i zejeve, i cili sjell traditën e çdo zone, nga Shpati deri në Labinot Mal. Dita e Verës i ka fillesat e saj në viset rreth malit mitik të Tomorit ku historianët e lashtësisë Herodoti, Tit Livi dhe Ciceroni shkruajnë se në këtë ditë të fillimit të Vitit të Ri Paga, festës së Verës ku gjallërohet natyra dhe nis një jetë e re, ilirët ndezin zjarre të mëdha, bëjnë kurban demat si symbol i përtëritjes dhe pjellorisë dhe i luten Kryezotit të tyre, Diellit.