Fal babanë!

E veshur me pantallona shumë të shkurtra dhe të shtrënguara pas trupit, këngëtarja tregon format e parezistueshme. Por përveç fotove provokuese janë bërë publike edhe disa detaje private të jetës dhe të kaluarës së saj. Në intervistën me zemër të hapur, Riri ka biseduar për marrëdhënien e saj të vështirë me të atin, një njeri i dhunshëm, i cili e ka bërë të kalojë një fëmijëri të tmerrshme për shkak të abuzimit të vazhdueshëm me alkoolin dhe drogën. Rihanna thotë se ajo e ka falur babain e saj, sepse ai e kuptoi se gabimet ishin rezultat i abuzimeve të vazhdueshme të lëndëve narkotike dhe alkoolit. “ Më vjen shumë keq për të. Ai gjithashtu është viktimë e dhunës, ka qënë një fëmijë i cili rrihej nga njerku i tij. Ai ka shumë pakënaqësi ndaj grave, sepse fajëson nënën e tij që nuk e ka mbrojtur kurrë. Për fat të keq mamaja ime ka paguar pasojat. Unë nuk e kam justifikuar, por i kuptoj arsyet për sjelljen e tij”. Këngëtarja veç të tjerash tregoi edhe se nuk i mban mëri ish-të dashurit Chris Brown duke marrë vendimin për të hequr dorë nga denoncimi për të mos i prishur karrierën. “Kjo nuk do të thotë aspak se ne do të bëjmë paqe ose do të kthehemi për të folur. Ajo që bëri është një gjë personale, nuk ka të bëjë me punën e tij”. Këto kanë qënë disa nga pjesët ku artistja ka folur për jetën e saj personale. Ndërkohë ju ftojmë të shijoni disa foto të Rihanna-s për Rolling Stone. 

Advertisement