Facebook sjell aplikacionin që nuk mund të përdoret mbi 21 vjec

    Facebook po i rikthehet origjinës së vet, atëherë kur u propozua si një aplikacion që do të ishte vetëm për studentët.
    Këtë do sjellë Lifestage, aplikacioni për iPhone që nuk do të lejohet të përdoret nëse jeni mbi 21 vjec.
    I lancuar në SHBA, aplikacioni është menduar si një mundësi kontakti mes studentëve të së njëjtës shkollë, apo shkollave paralele.
    Që në momentin e regjistrimit në aplikacion, përdoruesit do të pyeten se cilën shkollë ndjekin dhe më pas do të kenë mundësi të shohin vetëm profilet e studentëve të së njëjtës shkollë apo  të shkollave që janë afër tyre gjeografikisht.
    Risia do të jetë përmbajtja e profilit pasi të gjitha të dhënat personale, që zakonisht jepen me shkrim, këtu do të zëvëndësohen nga videot.
    Në aplikacionin që po përpiqet të imitojë edhe SnapChat-in, videot do të mund t’i shohin të gjithë miqtë tuaj të shkollës, nëse nuk janë më të mëdhenj në moshë se 21 vjec.

    Advertisement