Në një mbledhje krize të ministrave të Transportit të Bashkimit Evropian dje në mbrëmje, u vendos që këtë të hënë të mund të kryhen përsëri 50% e fluturimeve në Evropë. Ndërkaq, të dhënat e Eurocontrol parashikon se që prej së enjtes në mbrëmje janë anuluar më shumë se 63.000 fluturime. Vendimi për realizimin e gjysmës së fluturimeve është marrë pas kërkesës së kompanive të ndryshme fluturimi, të cilat kërkuan rishqyrtimin e urdhrit katër ditor që pezullonte qarkullimin ajror thuajse në të gjithë Europën. Vullkani islandez shkaktoi pezullimin e fluturimeve ajrore në pjesën më të madhe të Europës Perëndimore për ditë të tëra.