Bjondja bukuroshe Evi Reçi, sapo ka publikuar këngën e saj të re “Merr guximin”, një projekt i frymëzuar nga Tefta Tashko Koço dhe i punuar me shumë kujdes nga kantautorja kosovare Rona Nishliu.
Në një intervistë për “Paloma”, këngëtarja tregon edhe për ambiciet që ka për të ardhmen dhe synimin drejt Eurosong-ut.
“E kam në plan Eurivizionin dhe me Ronën kemi folur shumë herë për një bashkëpunim të ri, por nuk kam akoma një projekt në dorë që mund të jetë i duhur për të përfaqësuar Shqipërinë. Të shohim si do na ecin punët gjatë këtij viti.”