Irina: Cristiano më ka tradhtuar me qindra femra

Gjashtë muaj pas ndarjes modelja ruse Irina Shayk ka vendosur të flasë për ndarjen e saj me futbollistin e njohur Cristiano Ronaldo.
Zërat e parë në lidhje me ndarjen e tyre kishin të bënin me mamanë e Ronaldos, pasi sipas mediave marrëdhënia nuse – vjehrrë nuk ishte e mirë.
Tanimë më në fund Irina vendosi të rrëfehet.
Në intervistën e saj ajo ka treguar se Ronaldo e tradhëtonte me qindra vajza anembanë botës.
“The Sun” ka marrë intervistën ekskluzive të modeles 29 – vjeçare, ku ajo ka treguar se përse i ka dhënë fund marrëdhënies 5 – vjeçare, duke u shprehur se ka gjetur mesazhe të shumta në celularin e Ronaldos teksa ai fliste me femra në mbarë botën.
Burime të tjera citojnë se Irina ka përfituar shuma të mëdha financiare nga Ronaldo, por kjo nuk është e konfirmuar zyrtarisht.
“Tani unë e di të vërtetën dhe ndjehem plotësisht e mashtruar. Kisha dëgjuar për marrëdhëniet e tij me vajza të tjera, por nuk i kam besuar, pasi nuk mendoja nëse ai do të mund të më tradhtonte në këtë mënyrë”, tregon Shayk.
Në fillim Cristiano Ronaldo nuk e ka pranuar faktin se shkëmbente vazhdimisht mesazhe me vajza të tjera, por më tej ai e ka pranuar, duke sjell ndarjen e tyre.

Advertisement