Ylli i Hollywood Eva Longoria është në pritje të fëmijës së saj të parë.
Aktorja 42-vjeçare është në muajin e 4-rt të shtatëzanisë dhe do të sjellë në jetë një djalë.
Ndërsa për Evën ky është fëmija i parë, bashkëshorti i saj José Bastón është baba i tre fëmijëve Natalisë, 22 vjeç dhe 14-vjeçarët Mariana e Jose me ish-gruan Natalia Esperón.
Longoria dhe Bastón u martuan në Acapulco, Meksikë në maj 2016.
Më parë këtë vit, Longoria i tha Us Weekly se Bastón ishte një baba i mahnitshëm dhe se fëmijët janë gjëja më e rëndësishme për të.