Gara e Eurovision 2024 ka nisur zyrtarisht. Këtë herë, festivali më i rëndësishëm europian i këngës është zhvilluar në Malmö të Suedisë dhe janë përzgjedhur këngët që do të shkojnë në gjysmëfinalen, e cila do të transmetohet më 7 dhe 9 maj.
Shqipëria, e përfaqësuar nga Besa Kokëdhima me këngën “Titan” do të performojë në natën e dytë, pra më 9 maj.
Kjo, sipas hedhjes së shortit, i cili caktoi se Shqipëria do të jetë e gjashta në radhë, në performancën e ditës së enjte.
Dhjetë finalistët do të përzgjidhen nga votat e publikut dhe votimi do të kryhet përmes 2 mënyrave:
– Shqiptarët që ndodhen në shtetet që garojnë në Eurovision në natën e dytë të festivalit mund të votojnë në kodin 02 në numrat përkatës.
– Për shqiptarët që jetojnë në vende të tjera, votimi do të jetë online dhe do të mund të bëhet 24 orë para se të hapet ky votim. Shqipëria mund të votohet deri në 20 herë nga çdo vend i botës.
Sipas sondazhit zyrtar që është bërë në Eurovision, Shqipëria ka një renditje goxha të mirë. Duke marrë parasysh votat e publikut dhe të gazetarëve, “Titan” renditet në vendin e 10-të.
Ndërkohë, 10 vendet që u kualifikuan nga gjysmëfinalja e parë janë:
Kroacia
Qiproja
Finlanda
Irlanda
Lituania
Luksemburgu
Portugalia
Serbia
Sllovenia
Ukraina
Shtetet që eliminuan nga gara janë:
Moldavia
Islanda
Australia
Polonia
Azerbajxhani