Euro dhe shampanjë, si e festoi reperi Gjiko ditëlindjen

Reperi i njohur shqiptar, Gjiko ka festuar ditëlindjen e tij të 26-të këtë të enjte. Gjiko e ka festuar ditëlindjen në club duke kënduar, e megjithatë nuk munguan urimet e as surprizat nga njerëzit më të dashur.

Urimi më interesant ishte ai i bërë nga vetë Gjiko për veten:

Advertisement

“Urime ditëlindja GJIKO , mos harro që jeta ka batica e zbatica lumturi e mërzi, qysh t ka thon gjyshi këtë jetë duhet të mundohesh sa ma shumë me honger, e jo ajo ty. Vazhdo noto si një peshkaqen i madh”, shkruan ai teksa publikon një foto nga pushimet.

Një nga surprizat që iu bë reperit ishte një tortë me kartëmonedha 500 euro, që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve dhe sigurisht shampanja.

“Torta e ditëlindjes”, shkruan reperi teksa publikon pamjet.

Pavarësisht se bashkëshortja Elita nuk ndodhej pranë tij, por jashtë vendit, ajo zgjodhi që të shkruante disa fjalë zemre bashkangjitur me fotot e kujtimeve më të bukura, si propozimi dhe martesa.

“Fëmija ynë do të jetë aq me fat që do të ketë ty baba dhe unë jam shumë me fat që të kam partner. Gëzuar ditëlindjen partneri im në krim, dashuria ime dhe mbreti im. Dua që vetëm ti ta dish sa mirënjohëse jam që kam një burrë të mahnitshëm si ti.

Më ke bërë të jem një femër dhe grua më e përkryer. Jam tejet krenare që jam gruaja jote, për jetën që do ta ndërtojmë bashkë. Mezi pres të kthehem në shtëpi dhe të përkëdhelem tërë ditën, të dua aq shumë edhe në shtatzëni dhe e urrej kur jemi larg njëri-tjetrit, sepse me të vërtetë nuk mund të jetojë pa masazhet e tua në këmbë në muajin e fundit, dhe më mungojnë shumë pasi këmbët e mia janë bërë sikur ‘krofne’ dhe ndiej ‘miza’.

Do ta jap dhuratën më të bukur shumë shpejt. Ti je gjithçka për mua”, shkroi Elita.

/Opinion/