Eugenti dhe Meta pozojnë si dy rokera, por i dalin fansat kundër (Foto)

Kush tha që Presidenti i Republikës së Shqipërisë nuk është fans i muzikës rock?

Presidenti Ilir Meta, ka pozuar sot si rroker i vërtetë me këngëtarin që përfaqësoi vendin tonë në Eurovision, Eugent Bushpepa. Në një postim në rrjetet sociale ai falënderoi këngëtarin për përfaqësimin dinjitoz të Shqipërisë.

Advertisement

 

“Falenderova sot me mirënjohje, yllin e rokut dhe muzikës moderne shqiptare, Eugent Bushpepa për përfaqësimin dinjitoz të Shqipërisë në Eurovision. Me zërin e tij unik dhe falë talentit të papërsëritshëm, Genti lartësoi muzikën dhe gjuhën e mrekullueshme shqipe në skenën europiane, duke na bërë krenar të gjithëve.”- shkruan Meta.

Por, nuk mbaron me kaq…

Të njëjtën foto ka postuar dhe vetë këngëtari, krah të cilës ka shkruar: “Me Presidentin me Rock ne Bote!?? Z.PRESIDENT shume faleminderit per vleresimin dhe mikpritjen!”

Mesa duket kjo nuk është pritur mirë nga fansat e rokerit, të cilëve nuk i ka pëlqyer afrimiteti i tyre dhe kanë vërshuar me komente negative.

Megjithatë Eugenti e ka pasur një përgjigje dhe për kritikat, pasi ka komentuar: “Miq, une nuk merrem aspak me politike, eshte larg synimeve te mia, por Z.Ilir Meta mbetet Presidenti i Republikes se Shqiperise dhe vleresimi artistik mbetet vleresim pa dallime partiake, keshtu qe ju lutem qendroni larg bindjeve politike per nje moment.”