Jim Carrey ka postuar një foto të rrallë gjatë fundjavës, teksa uronte ndjekësit e tij në Twitter për Pashkët, dhe duket pothuajse i panjohur. Aktori mban në dorë një lepur të vogël dhe një karrotë ku shkruan: Gëzuar Pashkët apo çfarëdo arsye që mund të gjeni për tu ndjerë të ngrohtë dhe të dashur”. Në foto 55-vjeçari shfaqet me flokë të gjatë dhe mjekër të thinjur, duke habitur fansat pasi dukej shumë herë më i madh në moshë.
Aktori ka mbajtur një profil të ulët që nga shtatori i 2015, kur ish e dashura e tij Cathriona White vrau veten dhe nisi një betejë ligjore nga familja e saj ndaj tij. Fansat janë çuditur nga pamja e tij. “M#u desh ta shihja foton për 5 minuta para se truri im të kuptonte se ai ishte Jim Carrey”, shkruan dikush. Çifti nuk ishte bashkë në kohën kur Cathriona bëri vetëvrasjen, por ai mori pjesë në shërbimin e funeralit në qytetin e saj të lindjes, Cappawhite në Irlandë.