Është apo s’është?

Ja se çfarë ka thënë një burim për amerikanen US WEEKLY: ”B ishte e shokuar. Ajo i do shumë fëmijët, por nuk ishte gati që të bëhej nënë që tani. Ajo donte të përfundonte albumin dhe të bënte edhe një turne botëror “. Miqtë e afërt të çiftit janë shumë të lumtur për këtë lajm. “Jay ka qenë tërë kohës i dhënë pas të krijuarit familje. Më në fund kjo po ndodh. I uroj gjithë të mirat”,- ka thënë Kevin Liles, Drejtori Ekzekutiv i shtëpisë diskografike të Jay Z e njëkohësisht mik i ngushtë i tij. Ndërkohë motra e Beyonce ka thënë: “Ajo ka një zemër të artë. Do të jetë një mama e mrekullueshme”. Por mamaja e këngëtares i ka hedhur poshtë të gjithë këto lajme për shtatzaninë e së bijës. Kë të besojmë? Në këto kushte ka ngelur vetëm të bëhet një konfirmim apo mohim zyrtar nga vetë çifti e të mbledhim mendjen një herë e mirë.

Advertisement