Tashmë jemi mësuar me batutat e herë pas hershme të aktorit Ermal Mamaqi, por herën e fundit e ka ekzagjeruar pak dhe këtë e kuptoi dhe vetë.
Aktori dhe moderatori ironizoi një deklaratë të bërë nga Alketa Vejsiu në programin “Në kurthin e Piter Pan” gjatë kohës që kishte të ftuar Pirro Çakon, por pak më vonë e ka fshirë postimin. Alketa e konsideroi kantautorin si baba shembull dhe pikërisht ky fragment është shkëputur nga Mamaqi për të bërë shaka.
“Alketa i thotë Pirro Çakos në emision: Je shembull për të gjithë baballarët që na ndjekin. Pirro,i divorcuar dhe ka 10 vjet që pi kafe te blloku vetëm me goca të reja. Sa tha këtë Alketa, ma fiku Ami televizorin. Dhe nuk më lë të shoh më kshu emisionesh”, – është shprehur në postimin e bërë Ermali të cilin e fshiu menjëherë më pas.