Të shtunën, këngëtari shqiptar Ermal Meta në bashkëpunim me Fabrizio Moro-n rrëmbyen çmimin e parë të festivalit Sanremo me këngën “Non mi avete fatto niente”.

Sigurisht që personat që janë lumturar nga kjo fitore kanë qenë të shumtë, por një nga personat që është lumturuar më shumë ka qenë e dashura e Ermalit, Silvia Notargiacomo. Ajo është prezantuese në një nga radiot më të dëgjuara në Itali, RTL. Silvia i ka dedikuar një postim në rrjete sociale Ermalit duke u shprehur mjaft e lumtur për të. “Ja lumturia, janë të gjithë ato gjërat e vogla që ke mbledhur, përkëdhelur, dashuruar dhe që i ke sjellë deri këtu… dhe unë jam e lumtur me ty”,- përfundon Silvia.

Advertisement

Ata kanë rreth 8 vite të lidhur dhe gjithashtu bashkëjetojnë. Ndërsa disa kohë më parë në një intervistë për revistën italiane “Chi” Ermali është shprehur: “Dashuria në jetën time ka një rol thelbësor. E dua dhe e mbroj dashurinë. Çdo gjë që bëjmë rrotullohet rreth dashurisë. Është pak si puna e diellit, nëse nuk është, nuk do të thotë se nuk ekziston, vetëm se nuk ndodhet aty në atë moment. Kaq. Doni të dini se si është zemra ime? Le të themi se është e ushqyer mirë”,-ka përfunduar këngëtari.

Meta dhe Moro do të përfaqësojnë Italinë në Eurovizion 2018, i cili do të zhvillohet në Lisbonë.